Cigaret dhe nafta, rriten cmimet
Niveli i pergjithshem i cmimeve edhe ne muajin korrik si ne qershor, eshte ndikuar nga rritja e cmimit te karburanteve, te cilat kane nisur te rriten. Sipas te dhenave te INSTAT te publikuara dje, inflacioni i muajit korrik shenoi 2.2 per qind. Nje vit me pare ky ndryshim ishte 3.7 per qind. Indeksi i grupit "Transport" shenoi nje ulje prej 0.1 per qind. Gjate muajit korrik cmimi i naftes shenoi nje rritje prej 1.4 per qind dhe cmimi i benzines 2.1 per qind. Indeksi i grupit "Ushqime dhe pije jo alkoolike" shenoi nje ulje prej 2.0 per qind, me nje ndikim prej - 0.8 per qind ne totalin e ndryshimit mujor. Brenda ketij grupi ulja me e madhe prej 11.0 per qind verehet ne nengrupin zarzavate, perfshire patatet. Ketu mund te permendim uljen e cmimit te specave me 32.6 per qind, domateve me 30.6 per qind, patellxhaneve me 23.0 per qind, kastraveceve me 13.3 per qind, etj. Indeksi ne nengrupin fruta, shenoi nje ulje prej 6.4 per qind, ku mund te permendim uljen e cmimit te shalqirit me 44.7 per qind, rrushit me 23.4 per qind, pjeprit me 24.7 per qind, dardheve me 18.4 per qind, kumbullave me 11.0 etj. Gjate muajit korrik cmimet jane ulur edhe ne disa nga nengrupet e tjera te grupit te ushqimeve, ku mund te vecojme uljet ne nengrupet buke e drithera me 0.5 per qind, vajra dhe yndyrna me 0.3 per qind dhe qumesht, djathe e veze me 0.2 per qind, etj. Indeksi i grupit "Veshje dhe kepuce" shenoi nje ulje prej 0.1 per qind, brenda te cilit cmimi i kepuceve ulet me 0.3 per qind. Sipas INSTAT, indeksi i grupit "Shendeti" shenoi nje rritje prej 1.2 per qind, ku mund te vecojme rritjen e cmimeve te medikamenteve dhe produkteve te tjera farmaceutike me 1.3 per qind. Ne grupet e tjera, ndryshimet mujore variojne nga -0.2 per qind ne + 0.6 per qind. Arritja dhe ruajtja e stabilitetit te cmimeve, eshte vene ne qender te dokumentit trevjecar te politikave monetare (2009-2011) nga Banka e Shqiperise. Sipas dokumentit te publikuar, tashme kjo nenkupton norma te uleta por pozitive te inflacionit, dhe mbajtjen e tyre per periudha relativisht te gjata kohe. Ne terma sasiore, Banka e Shqiperise do te kuptoje me stabilitet cmimesh mbajtjen e inflacionit ne nivelin 3.0 per qind, me nje mundesi luhatjeje prej ± 1 pike perqindjeje, rreth kesaj vlere qendrore.
Akciza, rrit cmimin e cigareve dhe pijeve alkoolike
Cmimet e cigareve dhe pijeve alkoolike jane rritur me 0.3 % gjate muajit korrik per shkak te hyrjes ne fuci te ligjit te ri te akcizave. Instituti i Statistikes njoftoi dje se ne kete grup, rritjen me te madhe e pesoi duhani, me 0.5%. Deri tani per cigaret paguhej 40 leke akcize per pakete, ndersa me hyrjen ne fuqi te paketes fiskale per cigaret, po paguhet 50 leke per pakete. Nderkohe, akciza per puro qe permbajne duhan, do te arrije ne 2500 leke per kg nga 2240 leke qe ishte deri tani. Per kafene jo te pjekur dhe dekafeinizuar, nga 50 leke qe ishte akciza e kesaj kategorie, u be 70 leke per kg me hyrjen ne fuqi te ligjit per akcizat. Rritje me 40 leke per kg parashikohet edhe per kategorine kafe e pjekur, e dekafeinizuar ose jo, duke arritur ne nivelin 140 leke per kg, ndersa per kategorine lekura dhe levoret e kafese. Ndryshimet ne ligjin per akcizat konsistojne ne rritje te akcizave per cigaret, per kafen dhe pijet alkoolike. "Rritja e akcizave ne kete sektor, nuk eshte pare thjesht si nevoje per te balancuar uljen e madhe qe i kemi bere ngarkeses fiskale, por dhe nevojes per te perafruar ngarkesen fiskale, ne akcize, me ate te vendeve te tjera te rajonit", eshte shprehur ministri i Financave, Ridvan Bode. Sipas kuadrit fiskal afatmesem 2009-2012 qe eshte hartuar nga Ministria e Financave, kete vit dhe dy vitet ne vazhdim do te kete ndryshime ne tatime e taksa. Do te kete rishikim te akcizes me tendence rritje per mallrat e forta. Gjithashtu reforma ne taksat nacionale do te vijoje edhe ne vitet ne vazhdim, ne kuader te decentralizimit te pushtetit lokal ku disa taksa me natyre nacionale do t'i kalojne per administrim pushtetit lokal.