Stefa: Rama u perfshi nga deliri
Ish-deputetja e Partise Socialiste, Rajmonda Stefa, fajeson kryesocialistin per humbjen e se majtes ne zgjedhjet parlamentare me 28 qershor. Gjate nje prononcimi per televizionin "Ora News", Stefa e cilesoi te gabuar angazhimin e kryetarit te selise roze, Edi Rama, ne fushaten elektorale. "Kesaj radhe Edi Rama, shfrytezonte vetem veten e pare, "une". Tani thote, ne do te bejme", theksoi zyrtarja socialiste. Per te, gjithcka qe eshte bere nuk ka marre formen e nje skuadre, por cdo gje ishte e individualizuar. Kjo gje, sipas saj, ndikoi ne rezultatin e 28 qershorit, pasi ne kete menyre nuk mund te arrihet fitorja e zgjedhjeve. "Ne asnje praktike te pakten, nga te gjitha eksperiencat qe kemi mesuar, gjithmone nje njeri i vetem nuk mund te beje dot asgje, pa nje skuader", u shprehe Rajmonda Stefa. Ajo kritikoi kryesocialistin per menyren e berjes se fushates dhe mungesen e bashkepunimit, si nje skuader e vetme. Sipas saj, Rama e hoqi fjalen "skuader" gjate fushates, ndersa perpara fushates e kishte per zemer te thoshte, se "ne do te punojme si nje skuader". Per zyrtaren e selise roze, gjate gjithe fushates do te perdorej vetem fjala une, qe sipas saj, nuk ishte nje tregues i mire. "Rama u perfshi nga deliri i madheshtise", vlereson ish-deputetja e Partise Socialiste. Por kritikat e saj nuk jane hedhur vetem ndaj kryesocialistit, gjithashtu ajo ka kritikuar njerezit mbeshtetes te kryesocialistit, se benin llogari te ndryshme me ardhjen ne pushtet te Partise Socialiste. "Njerezit rreth Rames, ata qe kishin marre premtimet se do te beheshin ministra, kalkulonin ne klubin e partise ekipin dhe ndoshta njera apo ndonjeri, urdhrin e pare qe do te nxirrte kur te ulej si minister", u shpreh Rajmonda Stefa. Kete gje ajo e ka cilesuar si nje lloj euforie, pasi pa pasur nje rezultat konkret nuk mund te flitej per kalkulime te ndryshme. "Kesaj euforie, sic thote populli, do t'i vija shprehjen popullore, 'peshku ne det dhe tigani ne zjarr'", vleresoi zyrtarja e selise roze. Me humbjen e zgjedhjeve, brenda Partise Socialiste shume zera fajesuan kryetarin e partise per humbjen ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Sipas tyre, gjithcka ka ndodhur per faj te politikes se gabuar, te ndjekur nga Edi Rama gjate fushates elektorale.
MALAJ
Deputeti i Partise Socialiste, Arben Malaj, eshte i vetmi anetar i selise roze qe ka pranuar se do te jete ne gare, per kreun e partise ne mbledhjen e Kongresit te Jashtezakonshem me 29 gusht, ku do te zgjidhet kryetari i partise.
ALEATET
Zerat te cilat fajesojne kryesocialistin, nuk vijne vetem brenda Partise Socialiste. Fajesimin per humbjen e zgjedhjeve e kane bere aleatet e ngushte te zotit Rama, kreu i PSD, Skender Gjinushi dhe kreu i PDS-se, Paskal Milo.
MALAJ
Deputeti i Partise Socialiste, Arben Malaj, eshte i vetmi anetar i selise roze qe ka pranuar se do te jete ne gare, per kreun e partise ne mbledhjen e Kongresit te Jashtezakonshem me 29 gusht, ku do te zgjidhet kryetari i partise.
ALEATET
Zerat te cilat fajesojne kryesocialistin, nuk vijne vetem brenda Partise Socialiste. Fajesimin per humbjen e zgjedhjeve e kane bere aleatet e ngushte te zotit Rama, kreu i PSD, Skender Gjinushi dhe kreu i PDS-se, Paskal Milo.