Masakra ndaj policeve, operacioni nuk ishte i dekonspiruar
Nje pjese e medias, fatkeqesisht sikurse edhe disa segmente te politikes, u perfshine keto dite ne komente dashakeqese ose ne rastin me te mire te shtyre nga mungesa e informacionit, ne komente negative lidhur me masakren e 7 gushtit ne plazhin e Durresit ku Dritan Dajti, i akuzuar per vrasje, gjobevenie dhe disa akuza te tjera, vrau 4 police ndersa po zbatonin nje urdher per arrestimin e ketij shume te kerkuari. Ndersa tashme ndaj Dritan Dajtit rendojne akuza qe do ta lene ate pas hekurave per gjithe jeten, pavaresisht frymes disfatiste qe percjellin disa media, kolege te policeve te vrare ne detyre duket te jene te motivuar me shume se kurre ne luftimin e krimit. Pavaresisht keqinformimeve mediatike, gjithkush ne Policine e Shtetit, e di dhe e ka te qarte se operacioni per arrestimin e Dritan Dajtit, eshte zhvilluar ne baze te nje plani te detajuar, te miratuar me pare nga organet kompetente.
Burime nga policia, bejne te ditur se Dajti eshte pergjuar per levizjet dhe vendndodhjen e tij, ne nje kohe jo shume te gjate, por qe ka qene e mjaftueshme per te hartuar nje plan per kapjen e tij. Nje plan i cili vec te tjerash nuk mund te zbatohej naten, pasi do te ishte shkelje e hapur e ligjit. Kurse nderhyrja ne pikun e drekes, ne nje orar qe rruga ku ndodhi masakra ishte e zbrazet, si dhe pozicioni i bllokimit te te kerkuarit ne nje rrugice te ngushte me makinat e policise dhe shume uniforma blu te maskuar rreth e rrotull, konsiderohet prej eksperteve si zbatim korrekt i planit per arrestimin e tij.
Plani eshte detajuar menjehere pas sinjalizimeve nga oficeret qe moren pjese ne kete operacion dhe ai eshte mbajtur sekret. Burime nga policia thone se prania ne makine e radiove policore, nuk do te thote aspak se Dajti ishte ne dijeni te operacionit ndaj tij, pasi komunikimi eshte kryer gjithe kohes me ane te numrave celulare. Oficeret qe moren pjese ne aksion ishin me te trajnuarit dhe mjaft te suksesshem ne operacione te tilla. Ata kane marre pjese ne me shume se 100 operacione te ngjashme ne vend, si dhe 35 te tilla jashte vendit, ku jane shquar mes kolegeve nderkombetare ne misionet e perbashketa.
Por Dritan Dajti, qe kalonte jeten ne arrati duke menduar cdo moment se kishte policine qe e ndiqte, ia arriti qe te sulmonte i pari policet, te cilet realisht nuk kane detyre paresore qe te vrasin njerez ne kerkim, por t'u kerkojne atyre qe t'ju dorezohen ligjit dhe njerezve te drejtesise.
Me kete logjike, dhe i pajisur mire me armatim, ai ka qelluar njeheresh me te dyja duart, drejt dy policeve qe po leviznin rreshqanthi drejt makines se tij me xhama te erret. Pasi i ka ekzekutuar ata, ai ka dale nga makina dhe ka qelluar policet qe mbanin te mberthyer kunatin e tij, nje perleshje qe ka zgjatur disa minuta dhe ne te cilen jane perfshire edhe police te tjere qe mbeshtesnin operacionin. Sipas burimeve te policise, numri i viktimave do te kishte qene sigurisht me i vogel ne se njerit prej policeve nuk do t'i ishte bllokuar automatiku, me te cilin kishte mundur te shtinte vetem nje here. P
ershkrimi i skenave te tilla ngjan me histori filmash te Hollivudit, por Dritan Dajti ishte i pergatitur per nje situate te tille. Gjithashtu, edhe policia kishte hartuar planin e saj te sakte dhe profesional. Por perballja me krimin per fat te keq kete radhe rezultoi fatale, edhe pse i shume kerkuari ndodhet tashme para drejtesise. Ne nje proces, ku do te zbardhet e gjithe e verteta e kesaj ngjarjeje, lidhjet e tij te mundshme me punonjes te policise qe i kane siguruar atij jo vetem radio, dokumente te rreme identifikimi dhe mjete te tjera per t'iu shmangur kontrollit, por edhe nje jete thuajse te pa trazuar familjare, gjate kohes qe ai ishte ne arrati pas largimit spektakolar nga Gjykata e Tiranes ne vitin 2003.
Redaksionale e Tv Klan