Godo kundër ligjit për “të dhjetën”: S’mund të zbatohet
BLEDAR HOTI
Kryetari i Asamblesë Parlamentare të Partisë Republikane, Sabri Godo e cilëson nismën e Qeverisë për tokat e papunuara si të pa zbatueshme në praktikë. Edhe pse e cilëson një projektligj në kohë, republikani Godo në një intervistë dhënë për Klan Tv deklaron se “një vendimmarrje e tillë tingëllon më shumë se një ide e mirë, por pamundësi praktike funksionimi”. Godo e cilëson të paqartë mënyrën se si do t’i lihet në dorë komunave dhe bashkive një nismë e tillë për të caktuar më pas edhe skemën e ndarjes së rentës prej 1/10 të dhjetës. “”Mua më duket disi e paqartë kjo ide e vënies në përdorim nga ana e komunave të tokës djerrë dhe pastaj kompensimi i pronarit me 1/10-ën. Ku do ta gjejmë këtë 10 përqindësh në marrëdhëniet me kontraktonin e ri, atij që do i jepet toka për të punuar. Si ide mund të jetë e mirë, por nuk më duket se mund të gjej zbatim praktik”, deklaroi Godo. Ai i mëshon më tepër faktit për të kryer një reformë në sistemin e bujqësisë në mënyrë që të garantohet prodhimi vendas. “Unë mendoj se duhet të përqendrohemi më tepër te një reformë e thellë në bujqësi dhe brenda kësaj është ky problem që shqetëson qeverinë me të drejtë. Këta persona e kanë marrë me ligjin 7501 tokën nga shteti dhe e lënë pa punuar. Pse ndodh që e lënë këtë tokë papunuar dhe pse ndodh që atje ku punohet, prodhimi shkon dëm. Fjala vjen prodhuesit e Devollit e hedhin qepën në lumë, sepse nuk ua blejnë me 4 lekë, ajo nuk u shitet në Tiranë me 40 lekë. Po kështu edhe prodhuesit e Kukësit që merren me prodhimin e patates. Pra, nisur nga këto problemi është i thellë dhe kompleks”, deklaroi Godo. Kundër një projektligji kanë dalë edhe përfaqësuesit e shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, të cilët janë shprehur skeptikë për mënyrën e zbatimit të tillë. Ata fajësuan Qeverinë për shkak se dështoi në çështjen e bujqësisë, duke vënë në zbatimin ligjin 7501 “Për tokën”, i cili solli këtë situatë që toka mbetet e papunuar. Qeveria shqiptare pritet që të miratojë një projektligj të tillë në mbledhjen e ardhshme. Ministri i Bujqësisë, Jemin Gjana në një prononcim për mediat bëri të ditur se “drafti parashikon penalizime për ata bujq që e lënë tokën pa punuar për shumë se tre vjet gjithsej”. “Nuk bëhet fjalë për ato toka që janë lënë pa punuar për një vit, por këtu problemi është për tokat që janë papunuar për më shumë se tre vjet apo për më tepër se kaq. Ky do të jetë edhe objekt i ligjit”, deklaroi Gjana. Një projektligj i tillë synon që të rrisë prodhimin vendas në Shqipëri, duke bërë që toka bujqësore të mos mbetet djerrë, por të punohet. Ministri gjithashtu, ka bërë prezent edhe faktin se tokat me qira që merren në administrim nga ana e komunave apo bashkive mund merren jo për një afat kohor më të madh. “Toka mund të jepet në përdorim për një afat 5 ose 10-vjeçar dhe pastaj personi që do ta ruajë pronësinë mund ta rimarrë sërish atë kundrejt detyrimit që ta punojë”, theksoi Gjana. Sipas dikasterit të ministrisë në shkallë vendi nuk punohet 10 për qind e tokës bujqësore. Kjo shifër arrin në 50 mijë hektarë tokë bujqësore, e cila është lënë djerrë për shkak të pamundësisë ekonomike të banorëve të këtyre zonave për t’u punuar, por mbi të gjitha për emigrimin e ndodhur ndër vite. Pjesa më e madhe e tokës së lënë të papunuar është në krahinat e Gjirokastrës, ku emigracioni është më i madh se në zonat e tjera.
Ndërsa përfshihen edhe zonat e Ultësirës Perëndimore të Shqipërisë, ku banorët për shkak të dhënies së tokave bujqësore për troje ndërtimi e kanë tjetërsuar atë, ose nuk e punojnë atë se s’kanë mundësi ekonomike. Kryeministri Sali Berisha i ka lënë afat Ministrisë së Bujqësisë që draftin ta sjellin për miratim brenda muajit gusht. Synohet që pa u krijuar Qeveria e re, drafti “Për tokat e papunuara” të miratohet nga ky kabinet qeveritar. Berisha e ka cilësuar si një mëkat lënien e tokës së papunuar, pasi Shqipëri nuk ka tokë bujqësore të punueshme të konsiderueshme. “Toka e papunuar është një dëm i rëndë i interesit publik për vendin. Shqipëria është një vend me pak tokë, është një vend malor dhe zonat malore, që përbëjnë dhe 2/3 e territorit të saj, kanë probleme shumë të mëdha. Ndërkohë ka zona të tjera, ku gjeni të mbjellë çdo metër/katror”, deklaroi Berisha.
Pronat e Sindikatave
Prona të hipotekuara
Tiranë
Fier
Skrapar
Krujë
Vlorë
Korçë
Elbasan
Kuçovë
Kavajë
Pogradec
Shkodër
Kolonjë
Dibër
Sarandë
Malësi e Madhe
Lushnjë
Durrës
Pukë
Prona të pa hipotekuara
Mat
Peqin
Bulqizë
Tropojë
Gramsh
Lezhë
Gjirokastër
Devoll
Mirditë
Berat
Librazhd