E Shtunë, 31 Tetor 2026

Godo–Numah; Investimet në sistemin shëndetësor, të domosdoshme



Ministrja e Shëndetësisë znj. Anila Godo priti dje në një takim pune znj. Camila Nuamah, përfaqësuese e Bankës Botërore për Shqipërinë, e shoqëruar dhe nga znj. Lorena Kostallari, e cila mbulon shëndetësinë dhe çështjet sociale.

Gjatë këtij takimi, znj. Ministre u njoh me bashkëpunimet mes MSH – së dhe Bankës Botërore, bashkëpunim i finalizuar me realizimin e dy projekteve të para.

Znj. Numah, e njohu ministren Godo me implementimin e projektit të tretë të Bankës Botërore që ka nis në shtator të vitit 2006, për sektorin e shëndetësisë: “Modernizimi i Sistemit Shëndetësor në Shqipëri”, i financuar nga Banka Botërore. Kosto e përgjithshme e këtij projekti për shëndetësinë është përllogaritur të kap përafërsisht shumën 19.4 milion USD, ku objektivat kryesore të projektit janë kryesisht përmirësimi i administrimit dhe menaxhimit të spitaleve, si dhe përmirësimi i eksesit fizik dhe financiar, si dhe përdorimi i shërbimeve shëndetësore parësore të cilësisë së lartë. Nga ky projekt do të bëhet i mundur ndërtimi i kapaciteteve për sigurimin e shërbimeve shëndetësore në Institutin e Sigurimeve Shëndetësore, si dhe në Institutin e Shëndetit Publik, si dhe përmirësimi i menaxhimit dhe administrimit të spitaleve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›