Jug-amerikanët, bunkerë në mbrojtje

Tashmë është e qartë se skuadrat jug-amerikane për momentin mund të konsiderohen si padrone të Botërorit 2010. Por, ato i veçon edhe diçka tjetër. Mjafton t’ua hedhësh një sy statistikave defanzive të këtyre skuadrave, për ta fituar bindjen e plotë për to.
Uruguai, Argjentina, Brazili, Paraguai e Kili (tri të parat janë tashmë në të tetën e finales, dy të tjerat janë shumë afër) deri tash kanë inkasuar vetëm 4 gola në 12 ndeshje të zhvilluara.
Bunkerë të vërtetë defanzivë, mund të thonë njerëz nga kontinentet tjera. Por, kjo edhe ka ndodhur: ekipet amerikano-jugore pësojnë 0,33 gola për ndeshje, ato evropiane 0.86; amerikano-veriorët 1.14; afrikanët 1.29; ekipet nga Oqeania 1.75 dhe aziatikët 2.29.
Uruguai konsiderohet si skuadra me mbrojtjen më të fortë deri tash. Portieri Muslera, nga tri ndeshjet e zhvilluara të ekipi jug-amerikan – kundër Francës, Afrikës së Jugut dhe Meksikës - nuk ka pësuar ende asnjë gol. Natyrisht, përpos mbrojtjes së fortë dhe përkrahjes nga mesfusha dhe sulmi, meritat e veta i ka edhe portieri i Lazios, që vazhdon ta ruajë pamposhtësinë.