Ribery, mos shko në Real Madrid!

Arjen Robben ka këshilluar bashkëlojtarin e tij nga Bayern Munich, Franck Ribery të refuzojë mundësinë e transferimit në Real Madrid. Robben nënshkroi për gjigantin bavarez nga Real Madridi në gusht të vitit të kaluar si zëvendësim eventual për francezin. Por, ai ka këshilluar Riberyn që të mbetet në Allianz Arena.
“Është zgjedhje e tij, por shpresoj të mbetet. Këtu është yll i madh, ndërsa atje do të jetë vetëm një prej shumë të tjerëve. Për më tepër, dy ekipet janë identike”, tha Robben për mediat gjermane. Reprezentuesi holandez është shprehur i lumtur me rikuperimin e Riberys, nga lëndimi dhe ka insistuar se prezenca e tij në fushë ka domethënie të madhe për ekipin.
“Është me rëndësi për ekipin që ai luan përsëri, edhe unë jam shumë i lumtur, sepse Franck është futbollist i klasit botëror. Falë tij, ekipi paraqitet në një shkallë tjetër, sepse ai sjell kualitet të lartë, zgjon vëmendja nga shumë mbrojtës dhe krijon hapësirë për të tjerët”, përfundoi Robben.