Majko: Bashkimi i votave te LSI me PS, nuk nenkupton koalicion
Ish-kryeministri dhe deputeti i Partise Socialiste Pandeli Majko, deklaron se bashkimi i votave te LSI-se me PS-ne per ngritjen e komisionit hetimor ne Kukes, nuk nenkupton krijimin e nje koalicioni mes dy forcave politike. Nga qyteti i Korces, Majko ka komentuar per mediat, se votat e LSI-se iu bashkuan PS-se, ne seancen e fundit parlamentare, per shkak te interesit partiak, qe ka vete Levizja Socialiste per Integrim. Deputeti dhe ish-kryeministri i vendit Pandeli Majko, nuk ka lene jashte vemendjes edhe tre ligjet per statusin kandidat, por qe sipas tij, me kete qeveri kane deshtuar negociatat per votimin e tre ligjeve te kerkuara nga KE. Sipas tij, forcen politike, qe ka pergjegjesine kryesore per humbjen e statusit te vendit kandidat, do ta tregojne shqiptaret ne zgjedhjet e ardhshme. "Pergjegjesine do ta tregojne shqiptaret me vote me 2013", tha dje deputeti Majko. Deputeti i PS-se, ka komentuar dhe raportin e nje organizata amerikane, per transferimin e parave jashte vendit. Ai u shpreh, se institucionet mund te nisin hetimin pa u bere pjese e lojerave politike ne vend. Majko shtoi, se shuma eshte mjaft e madhe per te kaluar cdo gje ne heshtje. Sipas tij, fakti eshte dhe me serioz, pasi burimi i informacionit, vjen nga nje institucion i huaj dhe jo nga vendi. "Mendoj se disa veprime procedurale, pa e ngarkuar me luften politike mund te kryhen nga shteti shqiptar, pasi ne fund te fundit, nuk behet fjale per 10 milione apo 20 milione dollare, behet fjale per 1.3 miliarde dollare", tha Majko. Sipas tij, institucionet duhet te vihen ne veprim. "Nuk dua te bej kompetentit, por mendoj se keto institucione, duhet te veprojne pas nje indice te tille. Jane 1.3 miliarde dollare, qe deklarohen te larguara dhe kete na i thone te tjeret", u shpreh Majko. Ish-kryeministri ka shtuar, se kjo eshte nje ceshtje, qe duhet te merret ne konsiderate nga institucionet perkatese. Sipas tij, kjo ceshtje duhet te zgjidhet, pasi ka te beje direkt me interesat e qytetareve. Gjate diteve te fundit Partia Socialiste ka akuzuar mazhorancen per raportin e organizates amerikane qe deklaron se nga vendi jane larguar rreth 1.3 miliarde dollare. Vete kreu i PS-se u shpreh se raporti tregoi se parate e shqiptareve shkojne per korrupsion dhe nuk investohen ne drejtimin e duhur. Sipas tij, kjo eshte nje tjeter arsye se perse duhet te mos votohet me kjo mazhorance.
Majko ka komentuar dhe fjalimet nacionaliste te muajve te fundit, qe kane sjelle dhe reagime ne rajon. Sipas tij, cdo gje duhet pare ne kontekstin e festimeve te 100-vjetorit te pavaresise. "Sigurisht, mund te kete disa deklarata te tepruara. Deklaratat, qe u takojne te sjellurit normal ne marredheniet ndershteterore, por ne sensin e asaj qe ka ndodhur, pra te festimit te 100 vjetorit, une nuk jam i pritur te besoj, se keto jane deklarata te jashtezakonshme", u shpreh deputeti i PS-se.
Majko ka komentuar dhe fjalimet nacionaliste te muajve te fundit, qe kane sjelle dhe reagime ne rajon. Sipas tij, cdo gje duhet pare ne kontekstin e festimeve te 100-vjetorit te pavaresise. "Sigurisht, mund te kete disa deklarata te tepruara. Deklaratat, qe u takojne te sjellurit normal ne marredheniet ndershteterore, por ne sensin e asaj qe ka ndodhur, pra te festimit te 100 vjetorit, une nuk jam i pritur te besoj, se keto jane deklarata te jashtezakonshme", u shpreh deputeti i PS-se.