Goleada europiane e Superpipos nisi kundër Teutës

Dash Frashëri
Inzagi është diplomuar si llogaritar dhe tashmë "njeriu i lindur në pozicion jashtë loje", sic ka thënë dikur trajneri i Mancester Junaitid, Sër Aleks Fergusoni, është golashënuesi më i mirë të gjitha kohërave në Europë, duke arritur në kuotën e 63 golave. Sulmuesi prodhimtar i Milanit, Filipo Inzagi, pranoi se ai është duke jetuar një ëndërr duke thyer rekordin e legjendës gjermane Gerd Myler. TEUTA – Lojtari, tashmë 34-vjecar dhe një nga legjendat e golit italian fillimet e tij të golave në Europë, cuditërisht e lidhin me Shqipërinë. Goli i tij i parë është shënuar pikërisht kundër Teutës së Durrësit, më 28 shtator 1995, kur Parma luante kundër skuadrës shqiptare në turin e dytë eliminator të Kupës UEFA, sezoni 1995-1996. Teuta e Durrësit eliminoi atëherë skuadrën finlandeze TPS Turku (0-1, 3-0), dhe në të 16-tat e finaleve u përball me Parmë, ndaj të cilës durrsakët i humbën të dy takimet me të njëjtën rezultat 2-0: më 14 shtator, në Tiranë dhe 28 shtator në Parma. Në radhët e Parmës, luante atëherë legjenda bullgare Hristo Stojckov. Pipo Inzagi ishte atëherë 22 vjec, hyri në lojë si zëvendësues dhe shënoi në minutën e fundit në ndeshjen e kthimit "Unë e kujtoj shumë qartë golin e parë kundër Teutës në Kupën Fituesve të Kupave. Ishte një gol i rëndësishëm pasi ishte i pari në një ndeshje europiane dhe unë realizova në mintun e fundit. Unë nuk mendoj se ju do ta harronit përgjithnjë golin e parë eurpian", - thotë Inzagi për uefa.com. SUPERPIPO – Italiani shënoi kur kishin mbetur edhe 20 minuta lojë në fitoren 1-0 të Milanit, që siguroi edhe kreun e grupit për të gjashtin vit me radhë. Pipo me golin e tij kaloi legjendën gjermane Gerd Myler, i cili me 62 golat e tij në të gjitha kompeticionet e UEFA-s, mbretëroi për një periudhë të gjatë gati 30 vjecare. "Unë jam duke jetuar një ëndërr", - citohet Inzagi nga goal.com, pas golit të shënuar kundër Sëlltikut të Gllazgout në Ligën e Kampioneve të martën. KËNAQËSI – "Është një kënaqësi e madhe që arrita të thyej rekordin". – citohet Pipo nga uefa.com. "Vecanërisht kur këtë e arrita në ‘San Siro' përpara fansave të mi", - shton ai. "Më dukej e pamundur se do ta arrija rekordin me 62 gola të vendosur në Europë. Tani që unë e kam kaluar atë, kam filluar të mos e besoj". TË PREFERUARIT – Filipo Inzagi është një makinë golash dhe e ka shprehur entuziazmin e tij pas cdo goli të shënuar. Pipo shënoi të dy golat e Milanit në finalen e fundit të Ligës së Kampioneve kundër Liverpulit në kryeqytin grek. "Për të qenë i sinqertë golat e mi më të preferuar janë ato që realizova në Athinë. Tashmë kam një objektiv tjetër të arrij numrin 100 të ndeshjeve në Europë me Milanin", - thotë sulmuesi nga Piacenca, i cili deri tani ka zhvilluar 98 ndeshje në kompeticionet e UEFA-s për klubet. INSTIKTET- Edhe pse nuk ka aftësitë shpërthyese të Kakasë apo atë supermaterial të Pirlos në gjuajtjet e lira, nuhatja e jashtëzakonshme e Inzagit për të shënuar vazhdon të habisë këdo në mbarë planetin. "Fakti që unë e gjej veten time në vendin e duhur dhe në kohën është dicka instiktive", - thotë ai. "Ju mund të punoni shumë fort në disa zona gjatë lojës suaj dhe të përmirësoni ato për të cilat besoni se mund të bëni. Unë e dashuroj atë që bëj, por të qenë i ndershëm instinktet e mia janë falë nënës natyrë. Unë dëshiroj të falënderoj edhe prindërit e mi", - shton sulmuesi i Milanit. Legjenda holandeze Johan Krujf thotë: "Shikoni, ai nuk është lojtari që luan shumë futboll. Ai është thjesht gjithmonë në vendin e duhur". REKORDET – "Më kujtohet kundër Deportivos në La Korunja unë munda rekordin italian të vendosur nga Altobeli. Myler e ruajti supermacinë e tij prej 30 vjetësh, por rekordi im nuk është i sigurt, pasi është i rrezikuar nga Shevcenko, Raul dhe Van Nistelroi, të cilët më janë vënë pas. Megjithatë unë dëshiroj ta shijoj këtë moment dhe falënderoj shokët e mi të ekipit, pa ndihmën e të cilëve kurrë nuk do të ishte bërë e mundur". 100 GOLA – Inzagi i hedh sytë tani nga Botërori i Klubeve ku ai dëshiron të jetë deciziv. "Në Japoni unë dëshiroj të lë gjurmën time dhe Milani të fitojë kupën që e pret", - shpjegon ish-ylli i Juventusit. "Është një trofe që përfaqëson një nga objektivat tanë sezonalë, ndoshta edhe të parin". Pipo dëshiron të arrijë një tjetër objektiv të madh dhe pranon se ai dëshiron të shënojë 100 gola për Milanin. "Do të kënaqesha shumë të shënoja gola e 100-të timin për Milanin", - përfundoi ai. Trofetë Kampion 1996-97, Juventus 1997-98, Juventus 2003-04, Milan Kupa e Italisë 2002-03, Milan Liga e Kampioneve 2002-03, Milan 2006-07, Milan Superkupa Europe 2003, Milan 2007, Milan Kampion Bote 2006, Italia Individuale Lojtari më i mirë i ri 1997, Atalanta /Juventus Golashënuesi më i mirë në Europë 2007, Milan "PIPO" Filipo Inzagi u lind më 9 gusht të vitit 1973, në Piacenca të Italisë. Sulmuesi i Milanit është kampion bote dhe tashmë edhe lideri i golashënuesve në kompeticionet zyrtare të UEFA-s me 63 gola. "Pipo" sic thirret gjerësisht ai, është nderuar më titullin "Cavaliere Ufficiale OMRI", një titull honorofik i dhënë nga presidenti i Italisë, Napolitano, pas fitimit të Kampionatit Botëror 2006. Inzagi konsiderohet si një nga sulmuesit më të mëdhenj të dekadës së fundit. "Axurr" Inzagi luajti për herë të parë për përfaqësuesen e Italisë, më 8 qershor 1997, kundër një skuadre të madhe si ajo e Brazilit. Deri tani ai ka shënuar 25 gola në 57 ndeshje. Pipo është thirrrur në skuadrat përfaqësuese italiane në Kupën e Botës 1998, 2002 dhe 2006, si dhe në Euro 2000 e 2008. Ndërkohë që në finalet e Euro 2004 mungoi për arsye dëmtimi në gju. Në Botërorin e Gjermanisë ai luajti vetëm një ndeshje në fazën e grupeve ku shënoi kundër Cekisë, më 22 qershor 2006. Inzagi është golashënuesi i gjashtë më i mirë me ekipin kombëtar të Italisë. Vëllai Simone Inzagi (i lindur më 5 prill 1976), nuk është aq i suksesshëm sa vëllai i tij, Filipo. Sulmuesi italian, që ka luajtur edhe Igli Taren te Lacio, tashmë luan si i huazuar te Atalanta në Serinë A. Simone ka qenë shumë popullor për fansat e Lacios, por pas formës së tij të dobët, ai u la për një kohë shumë të gjatë në stol. Simone Inzagi ka luajtur për Piacencën, Karpin, Novarën, Lumezanën, Breshelon dhe Sampdorian. Simone ka luajtur edhe me Kombëtaren e Italisë për vetëm 3 ndeshje.