E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goleadë në “Kamp Nou”, Barça rikthehet triumfuese

Trajneri Pep Guardiola kishte bërë disa ndryshime në formacionin e parë që hodhi në fushë në fillim të takimit. Jashtë Dani Alvesh, në vend të tij Pujol në krahun e djathtë të mbrojtjes, duke lënë një hapësirë për Çigrinskin në qendër. Në mesfushë Buske në vend të Ksavit, kurse në repartin e avancuar, në vend të dyshes Mesii-Iniesta, Guardiola hodhi në lojë Pedro Rodrigez dhe Henri.

Kampionët e Spanjës dhe Europës shfaqen që në fillim të rrezikshëm dhe gjejnë golin në minutën e 11-të. Zllatan Ibrahimoviç “shpik” një pasim me finte, që e nxjerr të lirë Pedron, i cili e dërgon topin në portën e Majorkës.

Por miqtë reagojnë menjëherë, duke barazuar në minutën e 20-të me anë të kapitenit Nunjez. I harruar nga mbrojtja katalanase, mbrojtësi goditi me kokë, pas krosimit nga një goditje këndi. Por barazimi zgjati vetëm 20 minuta, pasi Pedro dhe Henri rikthejnë Barçën sërish në kryesim.

Në pjesën e dytë Leo Mesi shndërron në gol një penallti të fituar nga Ibra në minutën e 87-të. Në fund, miqtë nga Majorka shënojnë edhe golin e dytë, që vlen vetëm për statistikë. Me këtë fitore, skuadra e Pep Guardiolës ruan distancën prej një pike nga vedi i dytë që mbahet nga Reali i Madridit.

Barcelona 4 – 2 Majorka (Pedro 11’, 40’, Henri 44’, Mesi 87’ / Nunjez 20’, A.Keita 90’)

Barcelona 4-3-3: Valdes; Pujol, Pike, Çigrinski, Abidal; Buske (Ksavi 60’), J.Ture, Keita; Pedro (Mesi 50’), Ibrahimoviç, Henri (Injesta 81’). Trajner: P. Guardiola

Majorka 4-2-3-1: Auate; Hosemi, Nunjez, Ramis, Aioze; Suarez (A,Keita 72’), Marti; Varela, B.Valero, Tuni (Kastro 58’); Uebo (Viktor 81’). Trajner: G. Manzano

Gjyqtar: T. Alvarez

Kartonë të verdhë: Keita / Varela, B.Valero

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›