E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi-Dimitrenko, anullohet dueli

Boksieri kosovar ka pësuar një dëmtim në ligamentin e këmbës së djathtë, në një nga seancat stërvitore për ndeshjen ndaj ukrainasit, që kishte fituar më parë ndaj Krasniqit. Dëmtimi ka bërë që ai të ndërpresë të gjitha aktivitetet sportive për një periudhë prej të paktën një jave.

Sipas analizave të para të mjekëve, parashikohet që “Luani’ të riaftësohet plotësisht pas një muaji, duke humbur në këtë mënyrë duelin për titullin interkontinental në versionin WBO.

Vetë Krasniqi u shpreh i zhgënjyer për këtë problem. “Mjekët më thanë se duhet të pushoj për një javë dhe gjithçka do të rregullohet vetëm pas një muaji. Kështu që e kam të pamundur të ndeshem me Dimitrenkon më 28 nëntor. Më vjen keq, sepse isha përgatitur mjaft mirë për këtë sfidë”, tha 38-vjeçari.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›