E Shtunë, 31 Tetor 2026

Golem/Vodhën pushuesit,2 në pranga

Drejtoria e Policisë së Tiranës ka njoftuar sot arrestimin e dy personave të cilët në orët e mbrëmjes së djeshme kishin vjedhur hotelin e pushuesve në Golem të Kavajës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë bënë të mundur kapjen dhe më pas arrestimin në flagrancë të Alban Ramazan Xhika, 20 vjeç, banues Tiranë dhe Armand Haxhi Lila, 21 vjeç, banues në Tiranë.
Sipas burimeve zyrtare, arrestimi i këtyre personave u bë sepse dyshohen se mbrëmë në lokalin "Xhardino" në Golem, u kanë vjedhur pushuesve disa sende personale si dhe çadra plazhi.
Pas arrestimit të autorëve të ngjarjes, policia tha se materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë për veprën penale të vjedhjes, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›