PS të jetë pjesë e investimit pozitiv në interes të vendit

Kodi Zgjedhor, LSI thirrje për bashkëpunim
Lëvizja Socialiste për Integrim me anë të Sekretari të ri të Marrëdhënieve me Publikun, Ardit çela përsëriti ftesën për t’u ulur sa më parë për të rishikuar Kodin Zgjedhor.
“Kemi kërkuar këtë komunikim me ju për t’i bërë edhe njëherë ftesë të gjithë aktorëve politikë, veçanërisht opozitës dhe Partisë Socialiste për t’iu përgjigjur pozitivisht kërkesës së Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëkohësisht edhe kërkesës së partnerëve tanë ndërkombëtar, për t’u ulur në tryezën e bashkëpunimit për të rifilluar sa më parë punën për reformën zgjedhore”, deklaroi sekretari për Marrëdhëniet më Publikun, Ardit çela.
Vitin e ardhshëm vendi do të përballet me zgjedhje të reja lokale, por mazhoranca dhe opozita duket se për momentin kanë axhenda të ndryshme politike.
Për Lëvizjen Socialiste për Integrim, Integrimi Europian dhe reformat që e përshpejtojnë këtë proces janë prioritare. Ndaj e përsërisim edhe njëherë ftesën tonë në drejtim të të gjithë faktorëve politik, e veçanërisht për Partinë Socialiste, të jenë pjesë e kontributit dhe investimit pozitiv në të mirë të interesave europiane të shqiptarëve, e sidomos për të ardhmen e të rinjve shqiptar.
“Nuk mundet që bojkote dhe qëndrime të pakuptimta të vënë në diskutim ëndrrat e të rinjve të sotëm, 20 vite pasi rinia e viteve 90’ punoi dhe kontribuoi për demokracinë e sotme”- tha më tej çela.