Llorente mbetet deri në verë

Sulmuesi Fernando Llorente do të mbetet në Athletic Bilbao deri në përfundim të këtij stinori, sipas bashkëlojtarit të tij Ander Iturraspe.
Kampioni i Italisë, Juventus vazhdon të përcjell me interes situatën e reprezentuesit spanjoll te klubi bask. Llorente ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij dhe ka vendosur të mos e vazhdojë qëndrimin e tij në Bilbao.
Por, Iturraspe beson se Llorente nuk do të braktis klubin para përfundimit të këtij sezoni. “Është e qartë se Fernando do të mbetet me ne deri në fund të sezonit. Klubi ka marr një vendim dhe kjo mbetet e qartë”, deklaroi ai për Marca.