E Shtunë, 31 Tetor 2026

Golgeteri i finaleve

Sulmuesi i Barcelonës, Pedro Rodriguez ka krijuar shprehi për shënimin e golave të rëndësishëm. Ai, me dy golat që realizoi në fitoren 3-0 ndaj Athletic Bilbaos në Copa del Rey, u bë futbollisti që ka realizuar në të gjitha pesë finalet që ka luajtur: Ligën e Kampionëve, Superkupën e Spanjës, Superkupën e Evropës, Kampionatin botëror të klubeve dhe Copa del Rey.

Sulmuesi i Barcelonës, Pedro Rodriguez ka krijuar shprehi për shënimin e golave të rëndësishëm dhe me të parin dhe të tretin kundër Athletic Bilbaos të premten e shkuar tregoi rëndësinë e tij në ndeshjet finale, duke ia sjellë skuadrës trofeun e 26-të në histori në Copa del Rey.

Pedro me dy golat kundër Bilbaos krijoi një statistikë të jashtëzakonshme të shënimeve në çdo finale që ka luajtur, prej kur debutoi me ekipin më 2008/09: Ligën e Kampionëve, Superkupën e Spanjës, Superkupën e Evropës, Kampionatin botëror të klubeve dhe Copa del Rey.

Ai së pari la gjurmë me gol në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës në San Mames në fillim të sezonit 2009/10, kurse e përcolli atë me një shënim vendimtar në lojën shtesë të Superkupës së Evropës dhe shtoi një tjetër në finalen e Kampionatit botëror të klubeve duke e dërguar përballjen në vazhdime.

Sezonin e kaluar, ai shënoi golin e parë në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Unitedit në Wembley dhe kjo nënkuptoi se atij i nevojitej vetëm edhe një gol në Copa del Rey për të barazuar Lionel Messin, tjetër futbollist i cili ka shënuar gola në finale të çdo gare me Barcelonën.

Në edicionin 2009/10, Pedro shpërtheu në skenë me punën e tij të përgjithshme për skuadrën, disiplinën taktike e në veçanti me golat që e shndërruan në njërin prej më meritorëve që gjiganti katalan fitoi gjashtë tituj.

Ai u bë futbollisti i parë në histori të futbollit që realizoi gola në secilën prej atyre gjashtë garave brenda të njëjtit edicion: La Liga, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës, Superkupën e Spanjës, Copa del Rey dhe Kampionatin botëror të klubeve, diçka që Messi ka bërë gjatë këtij viti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›