Mos shkoni në Euro 2012!

Ka brenga të mëdha sa i përket sigurisë para Kampionatit evropian në Poloni dhe Ukrainë, derisa familjarët e tre reprezentuesve të Anglisë, Theo Walcott, Alex Oxlade-Chamberlain dhe Joleon Lescott tashmë kanë konfirmuar se nuk do të udhëtojnë për t’i përcjellë ata për shkak të frikës se mund të jenë cak i fyerjeve racore.
Dhe Campbell, 37 vjeç, ka thënë se UEFA, Federata evropiane e Futbollit, nuk është dashur të lejojë që Polonia dhe Ukrainë të jenë bashkë-nikoqirë të garës që fillon më 8 qershor.
Ish mbrojtësi i Arsenalit dhe i Tottenhamit tha për programin Panorama të transmetuar nga BBC: “Rrini në shtëpi, shikojeni në televizor . Mos rrezikoni sepse mund të ktheheni në arkivol. Mendoj se UEFA gaboi, sepse para se të zgjidhni një nikoqir, duhet të jeni të sigurt se ata kanë eliminuar problemet. Derisa të shohim një përmirësim të madh, që çështja është rregulluar, ju kurrë nuk duhet të merrni garën. Ju nuk i meritoni këto gara prestigjioze në shtetin tuaj”.