E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtina, gati për miqësore ndërkombëtare

Derisa po përgatiten ta festojnë titullin e kampionit të Kosovës në 90 vjetorin e themelimit të klubit, drejtuesit e Prishtinës po bëhen gati për zhvillimin e disa ndeshjeve miqësore ndërkombëtare, të cilat pritet t’i zhvillojnë gjatë kësaj vere në Zvicër.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i klubit bardh e kaltër, Remzi Ejupi, në konferencën për shtyp të mbajtur të hënën në Prishtinë.

“Jemi në negociata me disa ekipe zvicerane, me të cilat në muajin korrik do të zhvillojmë ndeshje miqësore. Natyrisht, për këto ndeshje ka ndërmjetësuar Valon Behrami, të cilin e falënderojmë shumë. Do të luajmë në Zvicër me ekipe nga elita e futbollit të këtij vendi”, theksoi kreu i klubit kryeqytetas.

Ai tregoi se Prishtina është duke u përgatitur për ta festuar 90 vjetorin e themelimit dhe shpreson që këtë ta bëjë me titull të kampionit. “Jemi shkëputur në krye dhe kemi mundësi të mira për t’u bërë kampion. Por, na presin dy lojë të forta në dy ndeshjet e fundit të sezonit. Shpresojmë ta festojmë 90 vjetorin me titull”, vazhdoi ai.

Ejupi e përmendi edhe infrastrukturën e dobët në stadiumin e Prishtinës. Ai tregoi se ka kërkuar nga institucionet që ta ndihmojnë për përmirësimin e kushteve aty, por që nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›