E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goli i Salihit, më i bukuri i javës 27

Goli i Salihit kundër Altach u zgjodh në mënyrë të qartë si goli më i bukur i javës. Sulmuesi shqiptar i SV Ried u përzgjodh nga faqja sportive austriake laola1.at për golin më të mirë të javës së 27-të.
Goli i tij u zgjodh me 52 për qind të votave përpara sulmuesit të Rapid, Mario Bazina (28%) dhe të lojtarit të Salzburg, Sasa Ilic (20%).
Salihi qëndroi pas një goditje të lirë nga Hervig Drechel papritur i vetëm përpara portës së Goali Mich dhe me shpinë nga porta shënoi me thembër duke realizuar golin 3-1 të Ried kundër Altach. Ky ishte dhe goli i tij i 11-të sezonal.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›