E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vllaznia: Me Teutën të bëjmë tre

Vllaznia e vendit të tretë (me pikë të barabarta me Besën, nga 35) pas sfidave të dyfishta me kavajasit në kampionat (humbi 1-0) dhe në Kupë (barazoi 2-2), e sheh Teutën si mundësinë më të mirë për të mos u larguar nga objektivat europianë, aq më tepër që skuadra shkodrane do të luajë në shtëpi, atje ku dhe formacioni i Mirel Josës shprehet plotësisht.
Normaliteti është rikthyer plotësisht në shtëpinë kuqeblu dhe rikthimi i kosovarit potent Ilir Nallbani i jep më shumë besim ish-trajnerit të Tiranës për të siguruar tri pikë të rënda kundër formacionit të Kristaq Miles, që ka si objektiv luftën për mbijetesë.
Presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu- "dekani" i presidentëve, për shkak se ka më shumë kohë se cilido president tjetër në drejtimin e një skuadre, 11 vjet – shpreson se barazimi 1-1 në Elbasan në Kupën e Shqipërisë do të pasohet nga një tjetër pikë në Shkodër.
Por statistikat sezonalë kanë një kontrast të dukshëm pro shkodranëve. Në takimin e fazës së parë Vllaznia fitoi 3-0 (tripletë e Sinanit, golashënuesit më të mirë sezonal, 14 gola), ndërsa në fazën e dytë takimi u mbyll po me fitoren e shkodranëve: 2-0 (gola të Xhevair Sukaj dhe Albert Kacit).
Ky është edhe takimi i 140 midis dy ekipeve. Në 139 të parët, Vllaznia ka regjistruar 30 fitore me shumë se Teuta (67-37) ndërsa 35 ndehsje janë mbyllur në barazim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›