Partizani: Besëlidhja? Asnjë kompromis!

Faza e tretë do të nisë me një minutë heshtje, si homazh i 16 viktimave të tragjedisë së liqenit të Farkës, kur kanë mbetur edhe 11 javë për t'u luajtur nga përfundimi i Kampionatit të 69-të Kombëtar të Futbollit.
Të shtunën do të luajë një nga pretedentët për titull, Partizani, në një sfidë jo të lehtë, kundër një Besëlidhje, që në drejtimin e Ilir Gjylës ka marrë katër pikë në dy ndeshjet e fundit, por që nuk njeh humbje në katër ndeshjet e fundit.
Formacioni i kuq i Hasan Likës nuk ka humbur asnjë nga 11 ndeshjet në shtëpi, dhe skuadra që ka shënuar më shumë gola në kampionat (34 gola në 22 javë) ende e ruan të freskët atë fitore 4-0 ndaj lezhjanëve në "Qemal Stafa", ndaj skuadrës së dytë që ka pësuar më shumë gola (39) pas Skënderbeut (51), por dhe që e ndan një diferencë prej 22 pikësh pas 22 javëve.
Fitorja e thellë 4-1 e Partizanit ndaj kampionëve në fuqi dhe ajo befasuese e Besëlidhjes ndaj kampionit të sezonve më parë, Elbasanit në "Ruzhdi Bizhuta" i jep më shumë grintë sfidës në impiantin kombëtar, aq më tepër që Partizanit i mungojnë dy nga lojtarët më në formë, Elis Bakaj dhe Blendi Shkëmbi. Edhe Besëlidhja (mori shpërblimet e fitores me Elbasanin) ka dy titullarë të skualifikuar: Dragan Micic dhe Emin Balic.
Takimi i tretë sezonal dhe i 45-ti historik midis Partizanit e Besëlidhjes (livescore ne Albania-sport.com) do të drejtohet nga do të gjykohet nga laciani Sokol Cekaj, i ndihmuar nga Mali e Mustafaraj. Në 44 ballafaqimet midis tyre, 26 fitore i përkasin Partizanit dhe vetëm 4 Besëlidhjes (e fundit gati 13 vjet më parë; 14 barazime (golat: 62-17).
Kategoria Superiore, Java 23
E shtune, 8 mars 2008
Partizani-Besëlidhja (15:00)
Gjyqtarë: S. Cekaj,
A. Mali, L. Mustafaraj
Vllaznia-Teuta (15:00)
Gjyqtarë: E. Peza,
A. Guce, D. Koreshi
Besa-Kastrioti (15:00)
Gjyqtarë: P. Lapi,
E. Miho, E. Doda
Tirana-Flamurtari (15:00)
Gjyqtarë: A. Janku,
E. Bicaku, G. Qirici
Elbasani-Shkumbini (15:00)
Gjyqtarë: S. Velcani,
A. Lamce, A.Pregja
E diel, 9 mars 2008
Dinamo-Skënderbeu (15:00)
Gjyqtarë: L. Jemini,
G. Maloku, D. Rexha
Lojtaret e pezulluar
• Besa – Bledar Mancaku (3v)
• Elbasani – Nikola Karcev (6v)
• Partizani – Bledi Shkembi (3v), Elis Bakaj (6v) – 2 ndeshje pezullim
• Teuta – Mirel Cota (3v)
• Beslidhja – Dragan Micic (6v) – 2 ndeshje pezullim, Emin Balici (3v)
• Flamurtari – Halim Begaj (6v) – 2 ndeshje pezullim
• Shkumbini – Engert Kuci (3v), Fejzo Shenaj (3v)
• Tirana – Klodian Duro (2v 1k), Loren Mohellebi (3v)
• Dinamo – Goran Vincetic (6v) – 2 ndeshje pezullim
• Kastrioti – Erald Turdiu (1k)
• Skenderbeu – Jorgo Cipi (3v)
• Vllaznia – Admir Teli (3v)