E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manço: Krenar të jem trajner i Interit

"Për mua është një nder të jem trajneri i Interi në vitin e njëqind vjetorit, jam shumë krenar". Roberto Mancini, tekniku zikaltër flet në vigjilje të sfidës kundër Rexhinës, që koincidon edhe me festimet e 100 viteve të klubit milanez.
"Kurrë s'kemi qenë në Serinë B dhe kjo është shumë e rëndësishme". Mancini provon një krenari të vërtetë dhe të sinqertë, të njëjtën që ndjen edhe presidenti Masimo Morati, i cili takoi përfaqësues nga shoqatat zikaltër nga e gjithë Italia. "Interi duhet të jetë krenar që nuk ka pasur kurrë probleme me drejtësinë sportive".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›