E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Goli mungon edhe për faj të skuadrës"

Migen Memelli po kalon një periudhë të vështirë në këtë pjesë të parë të sezonit. Pjesën dërmuese të kohës ka qenë i dëmtuar, por edhe kur ka zbritur në fushë nuk ka mundur të tregojë të njëjtin ritëm si sezonin e kaluar, ku u shpall golashënuesi më i mirë. Deri tani nuk ka shënuar asnjë gol në kampionat. Megjithatë, në një analizë që i bën paraqitjes së tij, sulmuesi pogradecar i ka gjetur arsyet. "Për sa i përket mungesës së golit, më duhet të them se për shumë kohë kam qenë i dëmtuar dhe më ka munguar forma, por jam munduar të bëj më të mirën. Megjithatë, një faktor që ka ndikuar ka qenë edhe skuadra, e cila nuk ka prodhuar shumë lojë. Me trajnerin Tafaj kam marrëdhënie të mirë. Së fundmi kam arritur një marrëveshje në parim për rinovimin e kontratës me presidentin Refik Halili. Do të dëshiroja një kontratë dyvjeçare, gjithsesi mbetet për t‘u parë. Në Shqipëri skuadra e vetme për të cilën do të luaja është Tirana, por nuk e përjashtoj mundësinë e largimit te ndonjë skuadër europiane".

A. M.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›