E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Pse Cana nuk duhet të jetë kapiten?"

"Pse Lorik Cana është lojtari më i mirë i Sandërlendit, por nuk duhet të ishte kapiten?" Ky është titulli i shkrimit të suplementit sportiv të së përditshmes angleze "Mirror Football". Trajneri i Sandërlendit, Stiv Brus, e konsideroi blerjen e mesfushorit luftarak shqiptar si më e mira e merkatos së verës. Por vendimi i Brus për ta bërë atë kapitenin e skuadrës tashmë është vënë në pikëpyetje nga opinionisti i kësaj gazete, Brian MekNelli, për shkak se sipas tij, Canës i mungon disiplina, gjë që kërcënon paraqitjen e tij mbresëlënëse në fushën e lojës si udhëheqës i "Maceve të Zeza". Një total prej 8 kartonësh ka sjellë dy pezullime të tij deri tani, por trajneri këmbëngul se nuk do të ndërhyjë në ndryshimin e lojës së ashpër të kapitenit të tij. Cana ka ngjashmëri të madhe me stilin agresiv të Patrik Vieiras së dikurshëm tek Arsenali. Por njëlloj si ai, edhe shqiptari është shndërruar në një shënjestër për gjyqtarët. Madje, shumë lojtarë e kanë mësuar këtë dhe e provokojnë shqiptarin.

A. M.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›