E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet trafiku pas pushimeve te gjithe ne makina

Menjëherë pas përfundimit të sezonit veror rrugët e kryeqytetit i janë rikthyer trafikut të përhershëm. Krahas kësaj kur na ndajnë vetëm pak ditë nga fillimi i ciklit të ri shkollor duket se metropoli shqiptar do të  vuajë sërish vonesat, por edhe mbingarkesën në akset kryesore të kryeqytetit.

“Duke llogaritur që qyteti i Tiranës ka një infrastrukturë rrugore e cila relativisht është 143 km, në një kohë që qyteti në total ka 140 mijë mjete, atëherë kuptohet se çfarë trafiku ka qyteti ku ne jetojmë së bashku”-tha Artur Sulçe, ekspert rrugor.

Sipas ekspertëve rrugorë për shmangien e kësaj situate Tiranës i nevojitet një sinjalistikë e përkohshme e cila do të lehtësonte lëvizjen, kjo dhe në ditë të mbingarkuara.

“Ky ent i ri që ka ardhur për shkak të zgjedhjeve politike në vendin tonë dhe qytetin e Tiranës ka domosdoshmëri matjen e trafikut për një vit. Në kushtet që jemi tani ne mund të bëjmë andrrime teknike, të thjeshta, të vogla, të momentit. Në qytetin e Tiranës duke parë që trafiku në ditë të veçanta bllokohet në një segment rrugor atëherë mund të bëhet një sinjalistikë e përkohshme që të zbutet ky trafik. Dhe sinjalistika e përkohshme është ajo që është më fleksibël dhe i jep një zgjidhje reale trafikut”-theksoi Sula.

Fazat e punimeve në sheshin Skënderbej kanë bërë që prej kohësh trafiku i kryeqytetit të mbingarkohet, ndërsa për këtë ende nuk është gjetur një zgjidhje.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›