Të përmirësohemi në Evropë

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson e ka shprehur vendosmërinë e tij që ‘Djajtë e Kuq’ t’i qojë drejt njërit prej pretendentëve për ta fituar Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Ekipi nga Old Traffordi befasisht ishte eliminuar nga ky eveniment që në fazën e grupeve vitin që shkoi.
“Ajo që ndodhi sezonin e kaluar, nuk duhet të përsëritet. Minimumi që mund ta bëjmë është që ta kalojmë fazën e grupeve. Futbolli evropian është shumë i rëndësishëm për ne dhe duhet të luftojmë për trofe të rëndësishëm. Duhet të ndryshojmë dhe t’u tregojmë të gjithëve se sezoni i kaluar ishte vetëm një rastësi”, tha skocezi për tabloidin ‘The Sun’.