Gomezi nuk e ka vendin e sigurt

Legjenda e Bayern Munichut, Franz Beckenbauer, ka theksuar se sulmuesi Mario Gomez duhet të luftojë për të shpëtuar vendin në formacionin bazë.
Gomez është aktualisht jashtë fushave për shkak të një lëndimi. Në mungesë të tij, përforcimi i ri Mario Mandzukic ka shënuar dy gola në debutim kundër Jahn Regensburgut në Kupën e Gjermanisë të dielën dhe Beckenbauer ka sfiduar Gomezin të dëshmojë se e meriton statusin e titullarit.
“Bayerni nuk është kopsht për fëmijë ku gjithçka është e caktuar paraprakisht. Gomez, njësoj si të tjerët, duhet të përballet me konkurrencë për një vend në ekipin bazë”, deklaroi Beckenbauer për TZ.