Di Matteo, i kënaqur me përforcimet

Menaxheri i Chelseat, Roberto di Matteo, është shprehur i kënaqur me formën e përforcimeve të reja pas dy fitoreve në dy ndeshjet e para në Premierligë.
Eden Hazard bëri tri asistime në dy duelet e para, kurse edhe mesfushori tjetër Oscar ka lënë përshtypje të mira dhe Di Matteo ka shprehur gëzimin e tij që të rinjtë janë adaptuar mirë në Premierligë.
“Përforcimet e reja kanë lënë përshtypje të mira dhe janë kombinuar mirë me pjesën tjetër të ekipit. Jam vërtet i kënaqur me paraqitjen e tyre”, deklaroi Di Matteo pas fitores 4-2 ndaj Readingut të mërkurën.