Hernandez ëndërron tre tituj me Man Utd-in

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Javier Hernandez ka bërë të ditur se ëndërron të jetë pjesë e ekipit triumfues të ngjashëm me atë që në vitin 1999 fitoi tre titujt kryesorë.
Skuadra e vitit 1999 triumfoi në Premierligë, FA Cup dhe Ligën e Kampionëve brenda një sezoni dhe ylli meksikan synon të përsëritë suksesin e ekipit të atëhershëm.
“Ëndrra ime, dhe betohem për këtë, nuk është të shënoj një numër të caktuar të golave, por të fitoj tre titujt. Së paku një herë dua të fitoj Premierligën, Ligën e Kampionëve dhe FA Cup”, deklaroi Hernandez për ueb faqen zyrtare të Manchester Unitedit.