Man City refuzohet për Luizin

Chelsea refuzoi një ofertë me vlerë prej 30 milionë funtesh për qendërmbrojtësin David Luiz, ka njoftuar tabloidi britanik The Sun.
Menaxheri i Cityt, Roberto Mancini, kërkon një zëvendësues për Micah Richardsin që do të mungojë për 10 javë. Luiz nuk u paraqit në fitoren kundër Readingut të mërkurën, derisa klubet ishin në bisedime për mundësinë e kalimit të tij në Itihad Stadium.
Por, menaxheri i Chelseat, Roberto di Matteo, ka insistuar se Luiz zë vend të rëndësishëm në planet e tij dhe nuk duhet të largohet nga klubi. 25 vjeçari erdhi në Stamford Bridge nga Benfica në janar 2011 për 21 milionë funte.