E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamza teston te rinjte ne nje ndeshje miqesore

Nga ILIR CARA

Mësohet se palët, bashkia e qytetit dhe Qarri janë ulur mbrëmë në bisedime dhe sot pritet të konkretizohet marrëveshja, në mënyrë që banorëve të Kamzës të mos u mungojë futbolli

Kamza Kamza U19  2-2
Shënues: Aga 9, Malkoçi 34 / Cani 7, Karrosi 22

Kamza: Pasha, Hazizaj, Metalia, Xhafka, Llaka, Çela, Rizvani, Aga, Malkoçi, Çiçi, Picaku. Trajner: S. Malko.
Kamza U-19: Permarkaj, Luli, Leka, Klosi, Karrosi, Kastrati, Dani, Doku, Skana, Cani, Kolaj. Trajner: F. Tarja.

Kamza nën drejtimin e trajnerit Saimir Malko është në fazën përmbyllëse të përgatitjeve për sezonin e ri. Pak a shumë është formatuar grupi që do të mbajë peshën e fazës së parë, por deri në mbyllje të merkatos priten edhe përforcime të tjera. Njëkohësisht, stafi teknik vijon testimin e futbollistëve të rinj, pasi ata shikohen si një investim për të ardhmen e klubit.

Në kuadër të këtij seleksionimi dje në ambientet e kompleksit sportiv të ekipeve kombëtare në Kamzë është zhvilluar një ndeshje miqësore mes ekipit të dytë dhe Kamzës U-19, që drejtohet nga trajneri Fatmir Tarja.

Pjesa e parë e takimit ka qenë e bukur ku janë shënuar edhe katër gola. Skuadra e trajnerit Malko është gjendur në dy raste në disavatazh, ku në minutën e shtatë ka shënuar Cani për ekipin U-19, dy minuta më vonë ka barazuar Aga.

Pastaj në minutën e 22-të Karrosi shënon golin e dytë për skuadrën e trajnerit Tarja dhe është Malkoçi, që barazon në minutën e 34-t. Pjesa e parë mbyllet në barazim 2-2, rezultat i cili nuk ndryshon deri në fund. Në pjesën e dytë janë aktivizuar edhe pjesa tjetër e lojtarëve të pranishëm.

Çështja administrative Tashmë aksionarët e shoqërisë së vjetër aksionare të Kamzës e kanë të qartë se si duhet të veprojnë, që skuadra të përfaqësohet në sezonin e ri futbollistik.

Sipas ultimatumit të FSHF-së, nuk ka vend për dy ekipe paralele, kështu në rast se drejtuesit duan që ti shpëtojnë përjashtimit nga Kategoria e Parë, Bashkia e Kamzës dhe presidenti Naim Qarri duhet të gjejnë një rrugë të përbashkët.

Gjasat janë që në aktivitet Kamza të përfaqësohet me ekipin, që përgatitet nga trajneri Sajmir Malko, ndërsa bashkisë i mbetet të hapë dyert e stadiumit për skuadrën dhe të japë pjesën e saj, sipas aktit të themelimitt të shoqërisë para një sezoni.

Shpresohet se palët do ta gjejnë mënyrën për tu afruar dhe Kamza të vijojë misionin e saj në Kategorinë e Parë. Mësohet se palët janë ulur mbrëmë në bisedime dhe sot pritet të konkretizohet marrëveshja, në mënyrë që banorëve të Kamzës të mos u mungojë futbolli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›