E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane-Jerusalem, ne mars nisin fluturimet ajrore

"Israir" eshte kompania me e re e licencuar nga autoritetet shqiptare per te ofruar sherbimet e fluturimeve ajrore, Shqiperi-Izrael. Lajmi u be i ditur nga agjencite izraelite te lajmeve. Kapaciteti do te jete 175 persona gjate nje fluturimi. Kjo eshte hera e pare qe Shqiperia ka lejuar nje kompani izraelite te operoje. Menaxheri i "Israir", Shai Marina, tha se linja ajrore eshte mundesuar pas nje cikli bisedimesh ndermjet ambasades izraelite ne Tirane dhe autoriteteve shqiptare. Fluturimet Tirane-Izrael pritet te nisin ne mars te 2008 me grupe turistesh, ndersa ne maj do te aplikohen fluturimet standarde ndermjet dy shteteve. Izraelitet presin qe gjate vitit 2008, Jerusalemin ta vizitojne rreth 5 mije turiste shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›