Procesi, ARMO privatizohet ne maj
Kompania e vetme e perpunimit te naftes ne vend, ARMO, pritet te kaloje ne duart e pronareve te rinj ne muajin maj te ketij viti. Dje, ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Genc Ruli, deklaroi se shume shpejt qeveria do te miratoje kriteret e privatizimit te kesaj kompanie. "Ne synojme qe ne muajin maj te perfundojme garen e privatizimit", deklaroi ministri Ruli. Sipas afateve te percaktuara, tenderi per te realizuar kete proces do te hapet me 15 shkurt. "Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes do te shpalle me daten 15 shkurt, tenderin e hapur nderkombetar per privatizimin e kompanise publike te perpunimit dhe tregtimit te naftes, ARMO", vazhdoi me tej ministri.
Ne kuader te privatizimit te kesaj ndermarrjeje, Ministria e Ekonomise keto dite do te nise edhe nje fushate marketingu. Kjo fushate do te kete si qellim prezantimin e ARMO-s si dhe kapacitetet e saj. Keshtu, kompanite e interesuara per t'u perfshire ne kete proces do te kene mundesi qe te vizitojne kompanine dhe dy rafinerite e saj, si dhe te njihen me detaje me te hollesishme sic eshte dokumentacioni. Tashme eshte percaktuar se do te privatizohen nga investitori strategjik 76 per qind e aksioneve te ARMO-s, ndersa do te perfshihen ne kete proces ish-pronaret e trojeve ku jane ndertuar objektet e kompanise si dhe nje pakete per punonjesit e saj. Deri me tani jane identifikuar rreth 20 kompani te ndryshme qe jane te interesuara per kete proces. Nga ana tjeter edhe perfaqesuesit e kompanise "Pattom Boggs", qe ka kryer konsulencen e privatizimit te "Armo"-s, jane shprehur optimiste per nje privatizim te suksesshem te kesaj kompanie.
Tenderi i fundit per privatizimin e kompanise "Armo" u zhvillua ne fillim te vitit 2005, por, me gjithe interesimin e 9 kompanive, ky tender deshtoi. Tenderi per kompanine e vetme te naftes shqiptare mbeti vetem ne kuader te shprehjes se interesit nga keto kompani, te cilat nuk preferuan te vazhdonin me pas procedurat per te arritur ne blerjen e saj. Cmimi fillestar i shitjes se kompanise se perpunimit te naftes ARMO llogaritet te jete ne vleren 110 milione euro. Ne objektet qe jane perfshire ne privatizimin strategjik te ARMO-s, jane 2 uzinat e perpunimit te thelle te naftes ne Fier dhe Ballsh, Qendra Shkencore e kimi-perpunimit ne Kucove, filiali i eksport-importit ne Vlore, si dhe 11 depozita te naftes dhe karburanteve.