E Shtunë, 31 Tetor 2026

Google - vegël spiunimi, sipas Iranit

Shefi i forcës policore të Iranit, Ismail Ahmadi-Mokadam, tha sot se kompania “Google, nuk është makinë kërkimi, por vegël spiunimi”.

Mëtutje, një agjenci iraniane ka raportuar se ai e ka lavdëruar zhvillimin e një rrjeti vendës kompjuterik në Iran, i cili do të operonte ndaras nga rrjeti botëror.

“Interneti kombëtar është shumë i dobishëm për mbrojtjen e sigurisë së popullit dhe të informacioneve të vendit”, tha Ahmadi-Mokadam, siç transmeton REL.

Megjithatë, ai ka theksuar se “nuk është qëllim yni që ta shkëpusim vetveten nga bota”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›