E Shtunë, 31 Tetor 2026

Google- një vegël spiunimi për Iranin

Irani ka bërë të ditur se Google shërben si një vegël spiunimi. Ky reagim vjen nga drejtuesi i forcës policore të Iranit, Ismail Ahmadi-Mokadam, duke përçuar mesazhin se kompania Google, nuk është një makinë kërkimi, por një vegël spiunimi.

Duke iu referuar një agjensie iraniane, ajo ka raportuar se Ahmadi-Mokadam ka përshëndetur zhvillimin e një rrjeti kompjuterik vendas, i cili do të operonte ndaras nga rrjeti botëror.

Ahmadi-Mokadam tha se Interneti kombëtar është shumë i dobishëm për mbrojtjen e sigurisë së popullit dhe të informacioneve të vendit.

Ndër të tjera, ai ka vënë në dukje se përpos kësaj iniciative, Irani nuk ka për qëllim të shkëpusë vetveten nga bota.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›