E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëmbim zjarri në Kamëz, dy të plagosur

KAMËZ Nga një shkëmbim zjarr në Kamzë kanë mbetur të plagosur dy persona. Ngjarja ka pak minuta që ka ndodhur dhe ende nuk janë të qarta rrethanat.

Paraprkisht mësohet se të plagosurit janë Sokol Koço dhe Riza Musaji. Mësohet se Koço ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Konflikti mes tyre dyshohet se ka lindur për shkak të pronës pasi të dy të plagosurit janë komshinj.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhen e saj. Ende nuk është e qartë nëse shkëmbimi i plumbave ka ndodhur mes dy të plagosurve apo kanë qenë edhe të tjerë të përfshirë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›