E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Të gjitha po kryhen!

“Shqiptarët, si çdo herë në historinë e tyre me sytë nga vlerat e lirisë, atdhedashurisë, 21 vite më parë ashtu si në Tiranë, Shkodër, Vlorë edhe këtu në Berat u ngritën dhe  krijuan atë që do ishte partia e lirive e të drejtave të njeriut, e të drejtave politike, e të drejtave civile”, u shpreh ajo.

Topalli bëri me tej edhe një bilanc të arritjeve në periudhën e dy dekadave të fundit. “U bëmë anëtar të NATO-s, pavarësia e Kosovës u kry, liria e lëvizjes u kry, Rruga e Kombit u kry, infrastruktura në Shqipëri po kryhet. Ne do të bëjmë, në sajë të dedikimit të ju demokratëve, të çdo shqiptari që vendi ynë i dashur, i bukur, në një periudhë të shkurtër të bëhet një Shqipëri e zhvilluar ashtu siç e kanë ëndërruar 100 vite përpara ata që vendosën bazat e shtetit shqiptar”, u shpreh më tej. /Start/

                                                                                             2012-01-10 11:41
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›