E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDIU: Qeveria malazeze po dëmton rëndë shqiptarët

Projekt-ligji i ri i hartuar nga Komisioni për Rendin dhe Qetësinë Publike në Parlamentin e Malit të Zi parashikon heqjen e flamurit shqiptar nga përdorimi si dhe vendosjen e gjobës prej 1 mijë eurosh nëse përdoret ky flamur pa lejen përkatëse.

Për këtë arsye, PDIU shprehet se ky projektligj dëmton rëndë pakicën shqiptar në Mal të Zi dhe përbën një shkelje flagrante të standardeve evropiane të të drejtave të minoriteteve prandaj ngre zërin që ky ligj mos të kaloj dhe kërkon që Republika e Malit të Zi të dëshmojë respekt për të drejtat legjitime të banorëve shqiptarë.

“Ky projekt ligj nuk është rast i izoluar, por është në vazhdën e disa nismave të ndërmara nga Qeveria e Malit të Zi që prekin të drejtat ë shqiptarëve. Në fund të vitit të që lamë pas Podgorica ka miratuar një ligj të ri zgjedhor i cili ka eliminuar të drejtat e fituara më parë prej pakicës shqiptare në Malin e Zi duke hequr kuotën prej pesë deputetësh që ishte parashikuar për ta duke e margjinalizuar në mënyrë të skajshme përfaqësimin e popullsisë shqiptare në parlamentin malazez”, tha zëdhënësi Ardit Bido.

Ai shprehu shqetësimin edhe për ligjin e ri hapësinor në shtetin fqinj, çka dëmton të drejtën e pronësisë së shqiptarëve të Plavës dhe Gucisë duke krijuar një park kombëtar me to. “Në censusin malazez të vitit të kaluar diasporës shqiptare në mënyrë arbitrare iu mohua deklarimi kombëtar dhe fetar i tyre duke bërë që përqindja e popullsisë shqiptare të rezultojë më e ulët sesa është realisht”, vijon.

PDIU dhe i bën thirrje gjithë të tjerë aktorëve politik shqiptarë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni si dhe faktorit ndërkombëtarë që të bëjnë presion ndaj Podgoricës për të hequr dorë nga kthimi prapa në politikat shoviniste dhe diskriminuese. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-01-10 11:32
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›