Google+, ftesa të rreme

Në pritje që të dalë në rrjet, dikush ka krijuar ftesa të rreme për rrjetin social të Google. Ftesat e rreme të cojnë në faqe farmaceutike që shesin viagra apo ilace të tjera.
Mesazhi është i ngjashëm me ftesën që mund të dërgojnë miqë që e kanë tashmë Google+. Piratët informatikë e dinë shumë mirë që një ftesë e tillë është e pa rezistueshme për tu klikuar dhe po e përdorin këtë potencial.
Piratët informatikë nuk e dinë se sa përdorues do blejnë ilace pasi kalojnë në faqet e farmacive në rrjet, por sidoqoftë ata e nxjerrin një fitim vetëm me klikim që mund të marrin prej jush.
Po publikojmë një foto të ftesës së rreme më poshtë, me shpresën që nuk do mashtroheni edhe ju.
(a.h/BalkanWeb)