E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hacker-at sulmojnë Apple

Objektivi më i fundit i Hcker-ave duket se është bërë Apple. Grupi i hacker-ave “AntiSec”, të dielën postoi një mesazh në Twitter, duke thënë se kanë mundur të vjedhin informacionet private të Apple.

Dokumenti i postuar në rrjet përmbante disa password. Ata treguan se kanë arritur të thyejnë mburojën e sigurisë së disa kompanive në Cupertino, në listë gjendej dhe Apple.

AntiSec përbëhet nga antarë të grupit tjetër të famshëm të hacker-ave LulzSec, të cilët arritën të mposhtnin sistemet e sigurisë së CIA, FBI dhe Senatit amerikanë.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›