Celulari shërben edhe për të lindur një fëmijë!
ATHINË- Një ''black-out'' i energjisë elektrike në ishullin grek Samos, në Egjeun Lindor, ka detyruar mjekët e spitalit lokal të thërrisnin të gjithë të afërmit e një gruaje që ishte gati të sillte në jetë fëmijën e saj për të ndriçuar me çdo mjet të mundshëm sallën e lindjeve dhe për të mundësuar kështu lindjen e një foshnje, njoftoi sot agjencia greke e lajmeve ANA, që theksonte se kjo kishte ndodhur mbrëmjen e së premtes së kaluar.
''Rreth 20 minuta pas një mungese të rrymës elektrike dhe pas mosfunksionimit edhe të gjeneratorëve të spitalit të gjithë ata që ishin në pritje të lindjes së foshnjës u thirrën në sallën e lindjes nga një obstetre, e cila u kërkoi të ndriçonin sallën me dritën e mundësuar nga telefonat celularë që zotëronin.
''Foshnja dhe nëna janë shumë mirë, magjithatë prokuroria lokale do të hapë një hetim'', njoftuan burime nga spitali.
(d.b/ANSA/BalkanWeb)