Google nderon mjeshtrin e realizmit magjik
Mendja labirintase e shkrimtarit Jorge Luis Borges është festuar të mërkurën nga Google me një shkarravinë, për të shënuar atë që do të ishte ditëlindja e 112-të e shkrimtarit argjentinas.
Skica e makinës kërkuese tregon një plak në kostum, duke shikuar në një labirint të shkallëve, ndërtesave dhe rafteve të librave – ‘një skenar i gjerë i arkitekturës fantastike’, është thënë nga Google – në atë që mund të jetë përfaqësim i një prej tregimeve më të famshme të Borgesit: ‘Biblioteka e Babelit’. Universi (të cili të tjerët e quajnë Bibliotekë) është i përbërë nga një numër i pacaktuar apo i pakufishëm i galerive gjashtëkëndore, me boshte të ajrit të gjerë ndërmjet, të rrethuar nga parmakë shumë të ulët”, ka shkruar autori, i cili ka vdekur në vitin 1986.
Autor i tregimeve të shkurtra, poet dhe eseist, Borges ka qenë një prej gjigantëve të letërsisë së shekullit 20. i lindur në Buenos Aires më 24 gusht të vitit 1899, ai ka punuar si bibliotekar, duke e filluar karrierën e tij letrare si poet. Kreativiteti i tij ishte i ndërsyer, duke pasur një lëndim të rëndë në kokë në vitin 1938, pas të cilit shkroi disa prej veprave të tij më të njohura që nga tregimet fantastike të përmbledhura në ‘Ficciones’ deri te vepra e shkurtër themelore ‘Aleph’.
I njohur për botët surreale të ankthshme si në ëndërr, të cilat ai i sjell në mendje, Borges është ballafaquar me verbërinë dhe iu shmang shkrimit të romaneve, duke preferuar të përqendrohet në tregimet e shkurtra. Ai arriti famë ndërkombëtare në vitin 1961 kur e fitoi çmimin Prix Formentor bashkë me shkrimtarin irlandez Samuel Beckett për librin e tij ‘Ficciones’, ndërsa përkthimin e parë në gjuhën angleze e ka pasur në vitin 1962 me përmbledhjen ‘Labyrinths’. Në vitin 1965, shkrimtari amerikan John Updike shënoi “Pranimi i vonuar amerikanoverior i gjenisë së Jorge Luis Borges” në një ese për New Yorker.
Pavarësisht borxhit që i detyrohen shkrimtarë si Gabriel Garcia Marquez deri te Mario Vargas Llosa, vet Borges kurrë nuk arriti ta fitojë çmimin Nobel. “Mosdhënia e çmimit Nobel për mua është bërë traditë skandinave; që kur kam lindur ata nuk ma kanë dhënë çmimin mua”, pat thënë ai një herë.
“Veprat e Borgesit kanë kontribuuar në zhanrin shkencor-fantastik sikurse edhe në zhanrin e realizmit magjik. Gëzuar ditëlindjen, Jorge Luis Borges,” ka thënë Google në një animacion në YouTube.