PS: Ligji per regjistrimin i pavlefshem Qamil Xhani
Partia Socialiste e ka cilesuar ligjin e censusit si te pazbatueshem, par shkak te pretendimeve per parregullsi gjate votimit te tij. Deputeti Saimir Tahiri, me ane te nje letre derguar dje kryetares se Kuvendit, kerkon zbardhjen e procesit te votimit. Edhe pse ligji i censusit lidhet me regjistrimin e te dhenave te qytetareve shqiptare, deputeti i PS-se e cilesoi ate si ligj per regjistrimin e popullsise mbi baza etnike dhe fetare. “Nuk kam asnje dyshim se njolla e zeze e delegjitimimit skandaloz te parlamentit dhe parlamentarizmit, nuk shlyhet pa ikur ju dhe Kryeministri juaj, por ne kete rast, po ju drejtohem ne permbushje te detyres time, per t'ju kerkuar vetem zbatimin e Rregullores se Kuvendit duke bere zbardhjen e menjehershme te procesverbalit te seances se dates 7 Korrik 2011, pjesemarrjen reale te deputeteve ne salle si dhe zbardhjen e tabulatit te votimit te secilit prej deputeteve realisht pjesemarres per ligjin "Per Regjistrimin e Pergjithshem te Popullsise dhe Banesave"”, shprehet Tahiri ne letren e tij te bere publike nga zyra e shtypit e Partise Socialiste. Duke e cilesuar ligjin si te miratuar ne menyre te paligjshme, Tahiri shprehet se nese procesverbali i seances do te ishte publikuar nga Kuvendi, ligji nuk do te kishte kishte vlere juridike. “Sot mbase nuk do kishim debat, por njeheresh nuk do kishim as ligj "Per Regjistrimin e Popullsise dhe Banesave", meqe ky qe eshte sot ne fuqi nuk do ishte i tille te pakten deri ne nje votim te dyte e te sakte, pikerisht per shkak te votimit te pavlefshem me vota te manipuluara mu ne sallen e parlamentit”, shkruan Tahiri. Sipas deputetit socialist, ne seancen e dates 7 korrik kur eshte miratuar dhe ligji kane munguar dy deputete. Tahiri pretendon se vota e tyre eshte llogaritur ne shumen e votave qe duhej per te kaluar ligjin. “Eshte detyre e juaja te lejoni administraten te publikoje procesverbalin me te gjithe te dhenat dhe kjo pa humbur me shume kohe, me qellim shmangien e pasojave te nje ligji teresisht nul, qe nuk duhet te kishte hyre kurre ne fuqi per shkaqet e siperpermendura e qe si i tille nuk mund te prodhoje asnje pasoje cfaredo. Te pakten deri kur ju dhe shumica juaj parlamentare te vendosni ta votoni perseri kete ligj sesionin e ardhshem, kesaj radhe pa vjedhur votat e deputeteve”, shprehet ai.
Piramida dhe regjistrimet, dy kundershtimet e PS
Partia Socialiste ka ndermarre dy nisma gjate diteve te fundit. Pak dite me pare depozitoi ne Gjykaten Kushtetuese kerkesen per rrezimin e vendimit qe percakton shembjen e piramides dhe ndertimin e Kuvendit te ri. Edhe pse nuk ka pranuar te marre pjese ne votimin e ligjit per ndertimin e Kuvendit te ri, Partia Socialiste e ka cilesuar vendimin si te paligjshem. Sipas saj ai bie ndesh ligjin per ndarjen e pushteteve vendore dhe nuk ka te parashikuar koston e ndertimit te objektit te ri. Nderkohe qe dje Partia Socialiste eshte pozicionuar dhe kunder ligjit per censusin, ose sic njihen ndryshe regjistrimin e popullsise.