E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marreveshje per konvertimin e borxhit mes Italise e Shqiperise

Qeveria Shqiptare dhe ajo italiane do te nenshkruajne sot marreveshjen per konvertimin e borxhit prej 20 milione eurosh. Kestet e borxhit qe qeveria shqiptare duhet t'i kthente qeverise italiane per te shlyer kredite e meparshme te ndihmes, do te derdhen ne nje llogari ad hoc, te hapur prane Bankes se Shqiperise dhe te quajtur fond kunderparti. Me pas, Ministria e Financave do te derdhe ne kete fond nje numer kestesh te borxhit te meparshem, derisa te arrihet shuma prej 20 milione euro. Me ane te ketij mekanizmi, Komiteti i Menaxhimit te fondit kunderparti, i parashikuar ne marreveshje, do te disponoje burimet e nevojshme per te financuar projekte ne mbeshtetje te politikave qeveritare te punesimit, te sektorit te arsimit dhe te shendetesise, etj. Marreveshja per konvertimin e borxhit do te nenshkruhet sot ne oren 10:00 ne Ministrine e Financave nga ministri Ritvan Bode dhe ambasadori italian ne Tirane, Saba D'Elia.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›