E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria e gatshme të takojë ilegalët e veriut

Sipas raportimit të portalit KohaNet, Qeveria e Kosovës duket të ketë ndërruar mendje përsa i përket komunikimit me përfaqësuesit ilegalë serbë të veriut të Mitrovicës.

Për të tejkaluar këtë gjendje empasi, këshilltarja e kryeministrit Hashim Thaçi, Dhurata Hoxha, nuk e ka përjashtuar mundësinë që të ketë takime edhe me kryetarët e përfaqësuesit ilegalë serbë, nëse ata zgjidhen nga qytetarët e asaj pjese.

Në veri të Kosovës funksionojnë disa komuna me këshilltarë e kryetarë të dalë nga votimet e bëra sipas ligjeve dhe kushtetutës së Serbisë, këto struktura paralele nuk njihen nga shteti i Kosovës. 

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›