E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi Shqiperise i duhet nje president konsensual

Presidenti i Shqiperise Bamir Topi kritikoi dy partite e medha politike per keqperdorim te pushtetit te tyre dhe shkelje te ligjeve demokratike qe kerkojne ndarjen dhe pavaresine e pushteteve. Presidenti Topi tha qe ndersa njera force politike i shkel ligjet demokratike dhe integritetin e institucioneve opozita eshte duke fjetur gjume dhe nuk i mbron institucionet qe sulmohen.

Opozita qe e ka detyre te perballoje kete sfide te demokracise ne Shqiperi per fat te keq eshte ne gjume. Problemet duhen trajtuar nga kendveshtrimi i funksionimit te demokracise dhe institucioneve. Pse njerezit duhet te kenaqen kur sulmohen institucionet Pse nuk ka kritika te drejtperdrejta me kurajo qe te kthehet edhe nje standard qe duhet ta kete nje vend i sapodale nga diktatura Pse jemi mesuar pse jemi ambjentuar duke ikur nga nje diktature drejt simptomave te nje diktature tjeter - tha zoti Topi.

Presidenti Topi tha se ai nuk do te kthehej ne radhet e PD-se pas mbarimit te mandatit por do te merrte pjese ne jeten politike te vendit. Ai hodhi poshte njoftimet se eshte nismetar i nje partie te re sepse edhe per disa muaj eshte president i vendit. Ndersa lidhur me reformen ne drejtesi ai kerkoi qe partite politike te nisin kete reforme duke hequr imunitetet e deputeteve te tyre. Zoti Topi i beri keto komente ne televizionin Top Channel gjate nje bisede kushtuar zgjedhjes se presidentit te ri Keshillit te Larte te Drejtesise dhe zhvillimeve te tjera politike. Ai deklaroi se presidenti i ri duhet te perfaqesoje te gjithe palet dhe te mos vije e ti perkase vetem njerit krah te politikes.

Qytetaret presin qe presidenti te jete simbol i unitetit te popullit. Ne kendveshtrimin tim presidenti nuk duhet te jete zgjedhje e nje krahu politik. Une jam per nje president qe zgjidhet ne rruge konsensuale pra presidenti duhet ti perfaqesoje te gjithe. Per kete duhet qe partite politike te hyjne ne nje proces dialogu - tha ai.

Presidenti Topi nuk pranoi te komentonte disa nga emat qe jane permendur si kandidate per postin e presidentit ndersa ai vete ka bere te ditur se nuk do te kandidaoje per nje mandat te dyte. Nga ana tjeter ai tha se KLD do te vazhdoje procedurat per te zgjedhur nenkryetarin e ri pa pritur qe kete ta kryeje presidenti i ri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›