E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi, mijëra persona në manifestimin e opozitës

Beograd – Mijëra persona morën pjesë në një manifestim të organizuar nga opozita konservatore serbe. Manifestimi i organizuar nga Partia e Progresit Serb, vjen vetëm 10 ditë përpara 6 majit ditën që të mbahen zgjedhjet parlamentare, presidenciale sidhe administrative, një moment shumë i rëndësishëm politik.

Partia e Progresit Serb e drejtuar nga lideri Timoslav Nikolic, sipas sondazheve është në avantazh ndaj partisë në pushtet Partisë Demokratike, në zgjedhjet parlamentare. Po ashtu lideri Nikolic, i cili është njëri ndër kandidatët për president është në avantazh ndaj rivalit të tij kryesor Boris Tadic, ish presidenti dhe lider i partisë në pushtet.

Nikolic, i cili është pritur mirë dhe është brohoritur nga turma, ka akuzuar qeverinë dhe partinë në pushtet për gjendjen e rëndë ekonomike e sociale që ka mbërthyer Serbinë. Ai ka akuzuar qeverinë edhe për pasojat e krizës të cilat ndihen edhe në Serbi si rritja e papunësisë në nivele mjaft të larta.

Gjatë manifestimit në fjalën e tij Nikolic ka bërë thirrje për të votuar për ndryshimin, për të votuar opozitën konservatore, duke paralajmëruar serbët se votat për partitë e vogla do të shkojnë automatikisht në favor të partisë në pushtet.

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›