“Google” vlerësohet 100 miliardë dollarë
Gjigandi i kërkimit të të dhënave në internet “Google” është i pari në listën e adresave më të suksesshme në botë me përfitim prej 100 miliardë dollarësh amerikanë. Sipas hulumtimeve më të fundit, “Google” fiton gati 25 për qind më shumë se konkurrenti i tij kryesor, koorporata kompjuterike “Microsoft”. Përfitimi i “Google” është rritur me 16 për qind vetëm në një vit, dhe pikërisht për këtë arsye ka zënë vendin e parë në listën e 100 adresave më të suksesshme në botë. Kjo adresë njihet nga të gjithë përdoruesit e internetit të cilëve u bën të mundur përfitimin e informacionit që nuk mund të gjendet lehtë në adresat e tjera. Një tjetër adresë e rëndësishmë është konsideruar “Yahoo” e cila ka po ashtu shpejtësi dhe korrektesë veprimi.
2 Maj 2009