E Shtunë, 31 Tetor 2026

iPhone 30 mijë dollarësh

Keni shumë para dhe nuk dini ku ti coni? Mos u dëshpëroni, Gresso, firma e auto deklaruar prodhues i telefonave të luksit, ju vjen në ndihmë. Për pasanikët që dëshirojnë të bien në sy, me aksesorët super luksoz, do të duhej edhe një iPhone prej 30 mijë dollarësh.

Kompania e telefonave të luksit Gresso, nuk është hera e parë që tenton të hy në zemrat dhe njëkohësisht në xhepat e pasanikëve. Ajo ka nxjerrë më parë iPhone me kosto 6 mijë dollar, të modifikuar me shtesën gjashtë orëve të shëmtuara, por të kushtueshme, në pjesën e pasme.

Tani kompania po provon një modifikim tjetër; orët ngelen vetëm tre dhe në vendet e mbetura janë vendosur xhepa të tejdukshëm të mbushur me diamant. Sipërfaqja e telefonit është e veshur me pluhur diamanti për të mos lejuar gërvishtjen e telefonit, ndoshta nga celsat e avionit tuaj kur përfundojnë në të njëjtin xhep me telefonin.

Telefoni do të vi me një kosto prej “vetëm” 30 mijë dollarësh.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›