E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Google+ asnjë nuk e di që je mashkull

Rrrjeti i ri social i Google ka vendosu, me kërkësë të shumë përdoruesve, të fsheh gjininë në rezultatet e kërkimit. Ata që kanë një profil Google+, tashmë mund të vendosin ta publikojnë ose jo gjininë e tyre.

Ndryshimi do të sjellë modifikime në gjuhët e ndryshme që përdoren në Google+, duke qenë se në disa gjuhë përdoren përemra pronor sipas gjinisë. Në Anglisht është vendosur të përdoret “their” në vend të “his” apo “her”, të cilat përcaktojnë gjininë. Modifikimi nuk është gramatikisht i saktë, por do të shërbej për të mbrojtur më tepër privatësinë.

Llogaritet se 87% e përdoruesve të Google+ janë meshkuj, ndërsa 11,5% janë femra. Pjesa tjetër janë kompani të cilat po provojnë funksionet e reja të rrjetit social.

(a.h/BalkanWeb

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›