Vlerat e luftes qeveria con projektligjin ne kuvend

Kryeministri Kosovës, Hashim Thaçi e ka vlerësuar këtë projektligj si me të rëndësishmin që qeveria e Kosovës ka miratuar. Sipas tij, me këtë veprim qeveria e Kosovës e vlerëson shumë lartë luftën e gjithë atyre e që kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ndërsa Hajredin Kuqi, zëvendëskryeministër Kosovës tha se të janë kryer të gjitha proceduar e nevojshme për kalim të këtij ligji në kuvend.
“Në këtë projektligj është parashikuar edhe shuma. Ka qenë një dilemë që mbetet numri i veteranëve, por besoj që komisioni do ta përcaktojë dhe pastaj do të përcaktojmë mbi bazën e numrit shkallën e privilegjeve që do kenë. Përndryshe me Fondin Monetar Ndërkombëtar, negociatat kanë qenë të gjata, por të plota dhe tani janë harmonizuar. Jam shumë i bindur që brenda 15 minutave kryeministri do ta nënshkruajë dhe do ta dërgojë në Kuvend”-tha Kuqi.
Për veteranët e luftës të cilët për dy muaj rresht para ndërtesë së qeverisë kanë qenë në grevë, dita e sotme për ta është shndërruar në festë.
“Jam shumë i lumtur që pas 61 ditëve është bërë një hap shumë i madh për ne. Si veteran të luftës jemi të gjithë të lumtur. Sot për ne është më tepër një ditë feste. Sot është një ditë shumë e gëzueshme edhe një herë do ti falënderoj qeverinë e Kosovës”-tha Xhevdet Qeriqi, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të ish-luftëtarëve të UÇK-së.
Përfitues të pensioneve pritet të jen rreth 13 mijë veteranë të luftës, duke përfshirë këtu edhe familjet e dëshmorëve dhe personave të pagjetur.
Sala Mustafa